E Diel, 1 Nëntor 2026

Faturat aforfe u pritet energjia elektrike banoreve te lagjes 13

DURRS - Banore te lagjes 13 te plazhit te Durresit protestuan dje lidhur me faktin se prej disa ditesh elektriku u ka prere energjine elektrike ne menyre kolektive.


Kjo nderprerje sipas banoreve ka nje jave qe eshte bere dhe gjendja e shume familjeve eshte dramatike. Protestuesit ishin kryesisht banore te ish-kabinave te plazhit te cilat nuk kane kontatore elektrike.


Ata theksojne se faturat e tyre jane te gjitha aforfe dhe se shuma eshte 162 mije leke ne muaj. Banoret me faturat nder duar u jane drejtuar institucioneve te shtetit per te treguar shqetesimin qe kane. Ne faturat aforfe te gjitha zerat e te dhenave jane zero qe nga leximi i muajit leximi i muajit paraardhes tarifa e pare dhe tarifa e dyte.


Ne shumen totale eshte vene numri 16 200 ndersa tek kamata vlera tjeter prej 115 163. Pra banoret duhet te paguajne OSSH se mbi 1 milion e 500 mije leke te vjetra qe tu lidhen dritat.


Protestuesit kane theksuar se kjo kompani ne nenshkrimin e kontrates me palen shqiptare pati si kusht vendosjen e te gjithe matesave dhe heqjen e faturave aforfe dhe eshte e turpshme qe ky avaz vazhdon me disa banore te cilet kane si shtepi nje dhome 3 here 3 m dhe banja te perbashketa.


Banoret thane per Shekullin se para 10 ditesh punonjesi i OSSH-se u dorezoi te gjitheve keto fatura te energjise. do muaj na faturohen nga 200 - 300 mije leke energji dhe kjo eshte nje situate qesharake sepse ne kabina ka vetem nje tel korrenti dhe ai i vendosur ne vitet 70. Nese do te veme qofte edhe nje prize ne korrent linja nuk mban sepse te tilla jane kushtet thote shtetesja Mimoza Zotkaj banore e kesaj lagjeje.


Pas ketyre faturave te cilat jane joreale dhe ne nuk kemi para per ti paguar - shprehen banoret - erdhen dhe i prene dritat duke na i lene femijet ne terr. Me keto fatura qe na kane sjelle edhe fabrika te medha te kishim sdo te harxhohej kaq korrent. Nuk kam per ti paguar sepse jam vetem me asistence sociale. te bej per femijet qe i kam ne shkolle dhe me mesojne me qiri - shprehet Shpresa Gjonaj.


Ne fillim te ketij muaji OSSH-ja u dorezoi faturat banoreve duke u lene 10 dite afat te paguanin shumen ne te kundert do tu nderpritej elektriciteti te gjitha familjeve. Pas ketij afati OSSH preu dritat e rreth 10 familjeve njekohesisht. Banoret jane detyruar te sorollaten sa ne nje institucion ne tjetrin ndersa deri tani nuk ka asnje zgjidhje konkrete. Per kete problem asnje prej drejtuesve rajonale te OSSH-se nuk ka dhene sqarim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›