E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vote e blinduar. Te ngujuarit me eskorte me 8 Maj

Per here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar kane mundur te votojne mbi 700 familje te ngujuara. Shtepia e Pajtimit Kombetar ne bashkepunim me misionaret dhe policine e shtetit shoqeruan me automiete te blinduara drejt qendrave te votimit personat e prekur nga gjakmarrja. Sipas drejtorit te Shtepise te Pajtimit Kombetar, Agim Loci, nje person nga rradhet e te ngujuarve, i cili kishte dale te votonte i vetem për pak mund të riskonte jeten, por nderhyrja ne kohe e policise dhe misionareve e shmangu ate.

"Është hera e parë që familejt e prekurra nga fenomeni i gjakmarrjes, pra të ngujuar, votojnë. Është dashur një punë mjaft e madhe me misionarët në terren, koordinatorët e rretheve. Familja është shoqëruar nga misionarët dhe koordinatorët, një tjetër komisionar ka qenë tek qendra e votimit, që ka mundësuar që i ngujuari të votojë pa rradhë, nën mbikqyrjen sigurisht të policisë. Ka pasur një incident në Fan të Mirditës, ku një i ngujuar kishte dalë i pashoqëruar, por ndaj tij u mor menjëherë masa e sigurimit "- tha Agim Loci, Drejtor i Shtepise se Pajtimit kombetar.

E drejta e votes ne keto zgjedhje vendore mund te themi se mundi te sfidonte kanunin.

Julia Bardhoshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›