E Diel, 1 Nëntor 2026

Të falësh 6 miliardë dollarë borxhe, e bën Arabia Saudite

Pak ditë më parë, Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje me vende të ndryshme në botë, të cilat kapin një shifër rekord prej 56 miliardë dollarë, në Konferencën e Investimeve të mbajtur në Rijad.

Por ky shtet nuk ndalet këtu. Ditën e sotme ka bërë bujë lajmi se Arabia Saudike ka vendosur të falë një shifër rekord prej 6 miliardë dollarë borxhe. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj një iniciative të madhe të zhvillimit, të nisur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Nga kjo falje do të përfitojnë një sërë vendesh të varfra, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.

Nga analistët, kjo nismë e Arabisë shikohet si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të vendit, pas vrasjes në konsullatën e Stambollit, të gazetarit Jamal Khashoggi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Familjarët e Kacifas kërkojnë ekspertizë greke, trupi dërgohet në Tiranë

Infermieri gjerman, vrasësi më i madh serial pas Luftës II Botërore

Moti i çmendur, nëntë të vdekur në Itali

93% e fëmijëve në botë thithin ajër toksik çdo ditë

Stambolli hap dyert për aeroportin më të madh në botë, shifrat janë të frikshme! (Galeri)

Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›