Votimi i anëtarit të KLD-së, “sytë” nga LSI-ja

Dy partitë e mëdha nuk do të kenë rol vendimtar me votat e tyre, çka në këtë rast, rol me rëndësi do të luajnë partitë e vogla, veçanërisht roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo parti nuk e ka bërë të ditur ende votën e saj për cilin kandidat do të shprehet, por ajo që dihet është që votimi do të bëhet me kuti, pra i fshehtë, çka rrit “tensionin” midis dy kampeve. LSI-ja pritet të vendosë për cilin kandidat gjatë mbledhjes së grupit të saj.
"Ne deri në momentin që po flasim, nuk kemi bërë një mbledhje të grupit për të vendosur në lidhje me votimin. E rëndësishme është fakti që të respektohet pavarësia e sistemit gjyqësor, të mos e politizojmë këtë proces. Ne do të shohim CV-në e secilit kandidat dhe do të vendosim së bashku me grupin", thotë deputeti, Vangjel Tavo.
Gjatë së mërkurës, Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të zhvillojë një seancë dëgjimore me kandidatin Visha. Një javë më parë ky komision zhvilloi një seancë të gjatë dëgjimore me kandidatin tjetër Elvis Cefa, i propozuar nga mazhoranca e djathtë dhe që aktualisht mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës, e cila propozoi një kandidaturë të sajën, duke përfshirë në garë emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit. Dy kandidaturat për vendin vakant në Këshillin e Lartë Drejtësisë pritet të votohen të enjten në seancë parlamentare me një votim të fshehtë. /Start/
2012-04-10 18:32