E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë policin e burgut 313, arrestohen autorët

Policia e Korçës

KORCE- Policia ka vene ne pranga dy vellezer te dyshuar per vrasjen e policit te burgut 313 dje ne Tirane.

Arrestimi i njerit prej tyre eshte bere ne Kapshtice. Sipas policise ne pranga eshte vene 38-vjeçari Beqir Xheçuka nga Mamurrasi.

Arrestimi eshte bere në mesnatë në kufirin e gjelbërt teksa së bashku me 6 klandestinë po përpiqej të kalonte ilegalisht drejt Greqisë.

Vrasja ndodhi mengjesin e djeshem ne zonen e Unazës së Re në Tiranë, ku efektivi  i burgut 313, Ymer Hajdari, u ekzekutua me 3 plumba pistolete pranë banesës së tij. Viktima ishte duke dale nga banesa dhe eshte qelluar ne makine.

Pista kryesore e hetimit eshte ajo per nje vrajse per motive hasmerie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›