E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sezoni i uljeve ne disa vende

26 dhjetori, Dita e Shën Stefanit, në vende të ndryshme të botës, përkon me nisjen e sezonit të skontove në pikat e shitjeve. Në Britaninë e Madhe dhe Australi, njerëzit kanë pritur me orë të tëra në radhë për të shfrytëzuar ofertat e para. Frika nga recesioni, të paktën në këto ditë duket sikur është venitur.
Dita e “Shën Stefanit” që përkon me fillimin e sezonit të skontove në Britaninë e Madhe dhe Australi ka sjellë dyndje të njerëzve nëpër dyert e dyqaneve. Me rastin e “Boxing Day”, në magazinat e mëdha të Selfridges në Oxford Street një nga dyqanet më të mëdha në të gjithë Londrën, personat vrapojnë për të kapur mallrat me çmimet e ulura.
Në zonën kryesore të Londrës, shitësit shpresojnë të bëjnë më shumë se 70 milionë dollarë nga shitjet në vetëm një ditë. Frika mbi recesioni duket se është venitur, të paktën në supermarketin e Selfridges .
Drejtori operativ i shitjeve në këtë pikë shprehet se biznesi në Londër është ndërkombëtar.
“Po shohim se po bëhen shpenzime të mëdha, kemi parë shumë turistë ndërkombëtarë. Ndërkohë që flitet për recesion në Britaninë e Madhe, siç e shikoni sot këtu ka një numër të madh klientësh kinez të cilët nuk i pengojnë aspak konsumatorët tanë. Jemi me të vërtetë një biznes ndërkombëtar kështu që ne përfitojmë në të dyja rastet”, shprehet ai.
Skena të ngjashme shihen edhe në anën tjetër të botës, australianët u kanë bërë ballë turmave për të përfituar nga scontot në ditën e “Shën Stefanit”.
Dyqanet e mëdha në Sidney, i kanë hapur dyert mëngjesin e së hënës, duke shpresuar të shtojnë volumin e shitjeve në këtë sezon scontosh, pas një volumi jo të kënaqshëm përpara Krishtlindjes. Njerëzit kanë pritur në radhë në orët e para të mëngjesit të së hënës, gjithsesi ndryshe nga herët tjera, ku mund të ndodhnin edhe devijime të turmës.
“Boxing Day”, apo dita e “Shën Stefanit”, është një festë e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Zelandës së Re, Australisë, Guatemalës dhe pothuajse e të gjithë atyre vendeve ku mbizotëron një popullsi e krishtere. Por njëkohësisht kjo ditë e shenjtë në shumë vende përkon me fillimin e scontove nëpër dyqane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›