E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi nga jashtë, Berisha: Vota e tyre do të jetë e sigurt, ne po mbikëqyrim çdo element të procesit

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Plot 245 975 zgjedhësve me banim nga jashtë vendit u është miratuar kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët në rrjetet sociale, tha se viti 2025, është viti i diasporës shqiptare.

“Është viti në të cilin diaspora, njëlloj si në kohërat më të vështira për kombin, kur shqiptarët thoshin “mbaju nënë, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”, edhe sot shqiptarët në një narkodiktaturë përsërisin me vete: “mbaju nënë, mos ke frikë se i ke djemtë në diasporë dhe të dalin zot”, tha Berisha.

“Vota juaj do jetë e sigurt, u garantoj ju”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se “ne po mbikëqyrim mbi bazën e ligjit çdo element të këtij procesi, ndaj dhe me lutjen time të ndërmerrni tani, përveç aplikimit që keni bërë për votim, të ndërmerrni një dialog me të gjithë shqiptarët që janë regjistruar, që të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë”.

“Të tjerë, që nuk janë regjistruar, të shfrytëzojnë çdo mundësi për të qenë të pranishëm në apelin e Shqipërisë më 11 maj. Shqipëria thërret çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ta ndihmojë atë”, tha Berisha.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›