Rama fton në podcast “petalet e trëndafilit” të PS-së: Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm pas fjalimeve

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, ftoi tre të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe Kuvendin Rinor. Një prej tyre e cilësoi veten dhe shokët e tij si “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste.”
Një nga fjalimet ishte ai i Helena Kaçes, e cila u cilësua nga vetë kryeministri si pasardhësja e tij, pas fjalimit në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Gjatë podcastit, Rama komentoi sulmet që iu drejtuan të rinjve socialistë që mbajtën fjalime në Kuvendin Rinor. Ai e quajti të neveritshëm gjithë helmimin ndaj tyre, duke theksuar se nuk mund të ketë përqafim dashurie mes atyre që janë aktualisht në pushtet dhe atyre që duan të vijnë.
“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën.
Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën.
Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha kryeministri Edi Rama.
Rama-Helena Kaçes: Të ka kaluara faza e shokut që hëngre të gjithë ato të shara?
Helena Kaçe: Nuk e parashikova që do kishte aq shumë komente, do flitej edhe në panele televizive, por ishte një fazë që e kalova. Është bërë me daljet publike të rinjve si një arenë gladiatorësh, dhe luftëtarët politikë, opozita nuk bën asgjë tjetër veçse i lufton dhe i bën gjyq publik. Kam lexuar shumë për komunizmin, por kjo pjesë e njerëzve vazhdojnë dhe e humbasin betejën me luftën dhe komunizmin brenda tyre. Nuk është diçka e bukur që në demokraci njëri del dhe flet atë që mendon dhe beson, qoftë edhe nëse nuk pëlqehet nga të gjithë, por mendoj që ka akoma vend në radhë të parë për të edukuar shoqërinë, ka shumë mllef, ne të rinjtë duhet të jemi shembulli për të sjellë një qasje tjetër në politikë.
Njerëz që mendoja që më mbështesin në fillim, doli që s’më mbështesin shumë, disa shoqe më dolën kundër për fjalë që nuk gjenin veten. U preka, por e kalova se nuk iki larg bindjeve të mia. PS është partia që mendoj se ka bërë vërtetë për vendin tim, një vend ku gjej veten. Edhe pse shumë komente negative që s’më mbështetën për rrugëtimin tim ka gjetur motovimin falë familjes sime.
Rama: Politika është diçka që ia vlen përtej masakrës që i bëhet. Kjo është e vërteta, njerëzit pa tru, pa edukatë, pa kulturë, pa informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen harrojnë që në fakt pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqinë të bëjë keq, politika vërtetë ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin, komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekullia, BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, grave, të ndërtohen sistemet e mbrojtjes sociale, etj.
Edjon Maliqi: Të merren, por me fakte.
Rama: Kërkon shumë, se e keqja që ka hyrë në shoqërinë e sotme, jo vetëm shqiptare, por këtu në Shqipëri merr trajta edhe më të egra për shkak se shembujt e egërsisë janë publik, janë në tribuna. Bën që të vuash në radhë të parë dhe në rastin tim, vetëm për familjen, sepse është e padrejtë e pandershme, e ulët që ndërkohë që beteja është mes atyre që janë në betejë. Kush është në betejë të fillojë të merret me familjen.
Rama: Je kthyer në Përmet, ca ka këtu për të sharë familjen.
Edjon Maliqi: Unë ia kisha vendosur vetes qëllim, që dua të mbaroj studimet dhe dua të kthehem në Përmet. Ndihem krenar për prindërit e mi, ime më ka qenë mbështetja më e madhe, ima atë jo, më thonte çlidhje meni me politikën, unë i thoja do shkoj se i jam nisur kësaj rruge.
Anastasia Zaimi: Më është bërë një ftesë dy ditë para se të zhvillohej dhe më është lënë në dëshirë nëse doja të mbaja një fjalim për arsimin dhe inovacionin. Në fillim thashë jo, ç’punë kam unë, pastaj mendova se ishte një mundësi shumë e mirë për të çuar zërin në një podium më të lartë.
Rama: Si u ndjeve kur plasën të sharat në rrjetet sociale?
Anastasia Zaimi: Më erdhi mirë që fjala ime mori peshën që duhet dhe u njoh. 80% e mendimit tim për këtë situatë është pozitive duke qenë se morën vëmendjen e duhur.