E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi nga jashtë, Rama tregon hapat për t’u regjistruar: Proces i thjeshtë

TIRANË, 4 shkurt/ATSH-Maaela Marini/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot shqiptarët jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shpjegoi hapat që duhen ndjekur në këtë proces.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama tha se procesi i regjistrimit është i thjeshtë dhe bëhet përmes faqes zyrtare të KQZ-së.

“Është shumë e thjeshtë. Duhet të shkoni në platformën e KQZ-së. Është aq e thjeshtë, sa s’ka: në Google, KQZ, pastaj në platformën e KQZ-së keni të gjitha udhëzimet aty për të bërë procesin. Është një proces goxha i thjeshtë, por mund të marrë pak kohë, sepse duhet që fotografia të jetë me rezolucionin e mjaftueshëm. Duhet që kartën ta vendosni si duhet dhe për regjistrimin e kartës duhet përdorur pjesa e mbrapme e saj. Kështu mund të regjistroheni si ata dhjetëra mijëra që janë regjistruar deri tani,” u shpreh Rama.

Regjistrimi i shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit ka nisur në 11 maj dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›