E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Legalizimet, Rama: Mijëra familje kanë në duar tapitë, procesi vazhdon

TIRANË, 4 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se procesi i legalizimeve vazhdon ndërsa deri tani mijëra familje kanë marrë tapitë e pronave të tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj një komentuesi, i cili shprehte shqetësimin lidhur me procesin e legalizimeve.

“Jam shumë i lumtur të kthej përgjigje gjithmonë për këto gjëra. Jo vetëm nuk kam arsye për t’iu shmangur, pasi qindra-mijëra familje sot janë pronarë me tapi të ndërtimit të bërë me shumë sakrifica kohë më parë,” tha Rama.

Kryeministri pranoi se natyrisht nuk janë të gjitha ndërtimet të legalizuara, por procesi vazhdon.

“Për një periudhë të gjatë kohe kanë vazhduar edhe ndërtimet. Nuk kemi mbetur tek ata që ishin atëherë, ka disa kërkesa procesi,” shtoi ai.

/r.e//a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›