E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë, Celibashi pret ambasadorin suedez

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot ambasadorin e Suedisë në Tiranë, Niklas Strōm, me të cilin diskutuan mbi ecurinë e regjistrimit të votuesve nga jashtë si dhe përgatitjet e KQZ për procesin e ardhshëm zgjedhor.

Celibashi shprehu falënderimin e institucionit për bashkëpunimin dhe përkrahjen ndaj KQZ nga qeveria suedeze si dhe vlerësoi interesin e ambasadorit Strōm për të ndihmuar dhe përkrahur përpjekjet për votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë.

“Ndamë me ambasadorin dhe ekipin e tij pikëpamjet tona për çështje si shmangia e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, raportimi i mundshëm i shkeljeve zgjedhore dhe përmirësimi i cilësisë së punës së komisionerëve zgjedhorë të terrenit, falë edhe projektit specifik ku kontribuon edhe qeveria suedeze”, u shpreh Celibashi në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›