Voto! Mos e shit votën tënde
Një ndër pengesat më të mëdha në zhvillimin e demokracisë në këto 22 vite tranzicioni në vendin tonë ka qenë dhe mbetet fenomeni i blerjes dhe shitjes së votave. Blerja direkte e votës "pro" dhe fakti që autoritetet shtetërore si dhe ato lokale kanë ushtruar presion ndaj punonjësve të administratës publike, ka krijuar shqetësime të mëdha si dhe ka qenë një kërcënim i madh për demokracinë në vendin tonë.
MOS KI FRIKE NGA ASGJË. VOTO I LIRË!
Ky fakt shkatërrimtar për demokracinë në vendin tonë ka zgjatur gjithë këto vite dhe ka qenë evident në të gjitha zgjedhjet, qoftë në ato qendrore, edhe në ato lokale. Nëse askush nuk do të merrte iniciativën për të ndërgjegjësuar njerëzit në vendin tonë, atëherë demokracia do të shkojë drejt një dështimi të pashmangshëm. Pse është shitur dhe blerë vota, jemi ende në një demokraci hibride.
Të gjithë shqiptarët në tërësi dhe në përgjithësi familjet disidente ndaj sistemit diktatorial kanë vuajtur më shumë se çdokush tjetër në Europë për një demokraci të vërtetë. Shumë njerëz janë internuar, pushkatuar dhe torturuar vetëm për fjalën e lirë dhe të drejtën e votës së lirë. Mos harro, shumë njerëz janë vrarë për votën e lirë.
Sot ne, një grup të rinjsh të fushave të ndryshme në jetën e përditshme, e ndjejmë si detyrë morale që në respekt të zhvillimeve pozitive drejt forcimit të demokracisë, të ndërmerrnim iniciativën për të shpallur projektin "VOTO, POR MOS E SHIT VOTËN TËNDE". Në këtë projekt duam që duke e çuar mesazhin tonë tek çdo shqiptar, të ndërgjegjësojmë çdo votues në vendin tonë, se shitja e votës është shkatërruese për të ardhmen e çdo individi. Për më tepër dëmton demokracinë në vendin tonë.
Nëse shet votën, je kthyer në një skllav dhe nuk ke më forcë dhe dinjitet për të kërkuar llogari ndaj atyre që duhet të zgjidhen për t'u shërbyer të gjithëve në vendin tonë. Ai që blen votën është në politikë jo për të punuar për zgjedhësit, por për t'u pasuruar duke vjedhur taksat që ne qytetarët shqiptarë paguajmë. Ai që blen votën është në politikë për të mbrojtur pasurinë e paligjshme, të fituar në mënyrë informale, duke abuzuar në kurriz të ligjit dhe në dëmin e përgjithshëm të qytetarëve. Blerja e votës bën të mundur dhe trafikimin e deputetëve nga njëra parti në tjetrën, pasi ai që blen votën, nuk ka as parime ideologjike dhe as ideale. Ai që blen votën ndryshon partinë sipas interesit e përfitimit të tij personal, duke shitur pa gjë të keqe dhe trafikuar interesat e votuesve. Trafikimi i deputetëve e kthen Kuvendin në "pazar" (siç e ka kthyer në jo pak raste vitet e fundit) pasi nuk funksionojnë më parimet kapilare të demokracisë.
Shitja e votës e bën çdo votues më të dobët dhe të pafuqishëm për të mbrojtur interesin e tij minimal dhe të drejtën e lirë për të zgjedhur. Ne duam të ndërgjegjësojmë çdo votues se ai politikan që ju blen votën, do ua vjedhë disa fish atë vlerë monetare që ju takon gjatë mandatit të tij. Ai që ju blen votën është politikan i dështuar dhe zgjidhet vetëm për të grabitur në mënyrë të padrejtë fondet që i takojnë shërbimit të jetës së qytetarëve. Çdo politikani që do tentojë të blejë votën ne duhet t'i themi: STOP! JE I DËSHTUAR.
Pavarësisht se e kuptojmë varfërinë ekstreme në të cilën ndodhen qytetarët që shesin votën, duam t'ju themi se paratë që merr ndokush për të shitur votën të bëjnë më të varfër, të bëjnë më pa dinjitet dhe të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të tu. Ai që të blen votën sot, nesër nuk të shërben për asgjë. Ai qëllimisht do punojë që të jesh dhe më i varfër, t'ju nënshtrojë dhe më lehtë, në mënyrë që sërish të ta blejë votën më lirë. Vota është çështja e parë nga ku duhet të fillojë dinjiteti i njeriut. Duke mos shitur votën, zëri i çdo qytetari do të dëgjohet, pasi ai që zgjidhet nga vota juaj dhe nuk do ju shërbejë nesër, e di se ju do ta ndëshkoni me votë, duke mos e votuar përsëri. Nëse je prind dhe dëshiron që fëmijët e tu të kenë një jetë më të mirë, mos e shit votën, sepse më pas shkatërron të ardhmen e tyre. Çdo politikan që blen votën nuk ka ide dhe plane për të ndryshuar pozitivisht të ardhmen e të rinjve në vendin tonë, por mendon se si të rrjepë dhe të përfitojë për veten e tij.
VOTA ËSHTË MJETI MË EFEKTIV QË QYTETARI KA NE DORË NË DEMOKRACI PËR TË ZGJEDHUR NJË QEVERI QË T'I SHËRBEJË ATIJ.
I bëjmë thirrje çdo qytetari që t'i bashkohet nismës sonë, pasi kjo është në të mirën tonë të përbashkët dhe në forcimin e vlerave të çdo individi. Teoria e liberal-demokracisë thekson se individët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të rrisin përfitimet në interesat, por dhe vlerat e tyre njerëzore në jetën e përditshme.
MASTER I ARTIT PER NDERKOMBETARE. GRADUAR NE KEMBRIXH, BRITANI E MADHE