E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi hedh votën : Sot hapet rruga drejt Bashkimit Evropian

Pasi hodhi votën në qendrën e votimit në shkollën “Servete Maci”, presidenti Topi theksoi se sot të gjithë duhet të tregojmë se jemi një vend që kemi arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë dhe rruga drejt BE-së duhet të jetë e hapur. BALKANWEB.TV: Presidenti Topi hedh votën : Sot hapet rruga drejt Bashkimit Evropian TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi votoi para pak minutash në qendrën e votimit  në shkollën “Servete Maci”.
Presidenti u ka bërë apel qyetarëve ta vlerësojnë këtë ditë të rëndësishme si një stad të ri të rëndësishëm.
“Është momenti më domethënës dhe duhet thënë se janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërine që do t’i hapin vendit rrugën për në BE”, deklaroi Topi.

Ndër të tjera kreu i shtetit theksoi se të gjithë duhet të tregojmë se jemi një vend që kemi arritur në një stad të rëndësishëm të demokracisë dhe rruga drejt BE-së duhet të jetë e hapur.
“Njerëzit duhet të jenë të lirë dhe shumë shpejt duhet të jemi pjesë e familjes së madhe europiane”, përfundoi Topi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›