E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voton Rama: Ditë e bukur për familjen shqiptare

TIRANE- Lideri socialist ka hedhur votën rreth orës 10:30 në qendrën e tij të votimit që ndodhet në shkollen "Pjeter Budi". Ai ishte shoqëruar nga i biri Gregori.

"Kjo është një ditë e bukur për familjen shqiptare ashtu si familja ime sot është e bashkuar. Me ta është bashkuar një masë e madhe emigrantesh që janë këtu për të marre nje vendim historik brenda normalitetit dhe qetesise qe meriton. Normalitet dhe qetesi qe duhet te jepet nga te gjitha forcat e rendit dhe nga te gjitha forcat tona qytetare qe kemi angazhuar per te nxjerre vendimin e pacenuar te popullit", u shpreh Rama.

Në vijim ai ka shtuar se me anën e votës së sotme, shqiptaret mund të shkruajnë historine. "U bëj thirrje të gjitheve ta bejne këtë qetesisht dhe paqësisht sepse sot gjithë bota po na vëzhgon dhe ndërkombëtaret sot meritojne nga në një shprehje te maturise dhe vullnetit tonë për t'u bërë pjesë e BE-se ku zgjedhjet e lira janë parakushti i gjithckaje tjeter. I bej apel kryeministrit qe te prese qetesisht rezultatin e votimit dhe te vendimit te popullir sovran", perfundoi Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›