Voton në Shkodër, Topalli: Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje
SHKODER - Ka hedhur votën rreth ores 10:00, në qendrën e votimit nr. 306 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të qytetit të Shkodrës, nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Pasi hodhi votën e saj, Topalli u bëri thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit, ndërkohë që theksoi rëndësinë e një procesi normal dhe pa incidente.
Ndërkaq Topalli hodhi poshtë informacionet e mungesës së bojës në disa qendra votimi.