E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votuesit grekë zgjedhin sot parlamentin e ri

Në garë për të qeverisur vendin për katër vitet e ardhshme janë konservatorët e kryeministrit Kostas Karamanlis dhe socialistët e drejtuar nga Jorgos Papandreu.
 
Parlamenti grek përbëhet nga 300 deputetë, ndërkohë që të regjistruar janë edhe 21 subjekte politike të tjera. Qindra-mijëra emigrantë të huaj që jetojnë në Greqi nuk e kanë të drejtën e votës, për këtë shtypi vendas i quan ata “qytetarë fantazma”.

Sondazhet e fundit i japin një avantazh të majtëve të Papandreut, i cili shihet si kryeministri i radhës për fqinjet tanë jugor.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›