Skandal: Votat do t’i bartë një kompani frizerësh

Burim Ramadani, sekretar i AAK-së e ka ngritur një çështje në Kuvendin e Kosovës duke thënë se, sekretariati i KQZ-së ka vendosur që bartjen e votave për zgjedhjet e 3 nëntorit ta bëjë një kompani frizerësh.
“Kompania "G&H" është e regjistruar si kompani ondulimi dhe tretmani të bukurisë. Kjo është hera e tretë që kjo kompani fiton në tenderin për bartjen e votave në tri palë zgjedhje”, ka thënë Ramadani.
Sipas deputetit, hera e tretë, kjo për zgjedhjet e 3 nëntorit, ndodhi pak ditë pasi u gjet një kuti me vota që kishte "humbur" që nga zgjedhjet e vitit 2010.
“Skandal! Procesi zgjedhor nuk ka nevojë për zbukurim të votave!”, thotë, shkurt Ramadani./Indeksonline/