Vrajsa e Ziver Veizit familjarët kërkojnë drejtësi
GJIROKASTER- “Unë jam vëllai i madh që mos qofsha”- nis rrëfimin vëllai i madh i Ziver Veizit, një nga viktimat e demonstratës së djeshme. 43 vjecari ishte nisur herët në mëngjes nga fshati Zenelaj i komunës Cepos në Gjirokastër së bashku me dy të afërm ishte nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e Tiranës.
I papunë dhe pa asnjë të ardhur shpresonte për një qeverisje më të mirë.
“Ku do vesh mor vëlla.- Do vetë të rrëzoj qeverinë” – kujton copëzat e dialogut të fundit me vëllanë e tij të vogël Hiqmet Veizi.
Ai thotë se 44 vjecari kishte qenë një simpatizant i PS dhe nuk dinë sesi mund të ketë ndodhur vrasja. Ai tregon se e kishte mësuar lajmin e vrasjes së vëllait nga televizori
Ndërsa xhaxhai i tij Kujtim Veizi kujtoj se e kishte paralajmëruar të kishte kujdes. Familjarët kërkojnë drejtësi. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.
(s.g/BalkanWeb)