Vrasjet, Prokuroria ngre grup hetimor
TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme ngre një grup hetimor për të hetuar protestat të cilët sollën si pasojë dhe vdekjen e 3 shtetasve. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë dje nga prokuroria informohet se grupi hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është angazhuar me kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore.
Një pjesë e grupit hetimor ishin vendosur mbrëmë në mjediset pranë kryeministrisë, me qëllim kqyrjen e vendit, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo prove materiale që gjendet aty. Krahas këtyre veprimeve është kryer marrja e librave të gadishmërisë dhe plani i masave pranë Gardës së Republikës si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.
Një pjesë e grupit hetimor ishte vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar kqyrjen e viktimave, kqyrjen e veshjeve të viktimave dhe sekuestrimin e tyre me cilësinë e provës materiale, kqyrja dhe pyetja e të gjithë personave të plagosur, qofshin këta civilë apo efektiv të policisë. Ndërkohë janë marrë vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme.
Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në komisariatet e Policisë së Tiranës, për marrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit.
Prokuroria mbyll njoftimin për shtyp me deklaratën se “Prokuroria Shqiptare garanton se është e impenjuar për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të ditës së sotme me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjesise ligjore, jashtë ndikimit te cdo faktori politik.”
Personat që humbën jetën gjatë përleshjeve të djeshme me policinë në ambjentet e jashtme të kryeministrisë janë Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra, Hekuran Deda, 45 vjeç nga Dibra dhe një tjetër person i paidentifikuar.
(s.g/BalkanWeb)