Vrasësi i Brindizit po fshihet në Shqipëri?
Share


Kryeministri Monti bën homazhet për Melissa-n
Mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e të dyshuarit për shpërthimin në Brindizi, ku gjeti vdekjen një 16 vjeçare, e quajtur Melissa Bassi. Sot u zhvillua funerali për vajzën që u vra nga shpërthimi përpara shkollës së saj.
E para që jep lajmin është revista italiane Oggi, që thekson se ai quhet Claudio Strada, i lindur në Brindizi më 4 shkurt 1963. Mendohet se ai ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimit.
Strada është një teknik televizorësh, i martuar me një grua nga Lindja. Kaq thuhet për të pasi detajet nuk dihen ende. Oggi shkruan po ashtu se dyshohet se ai është arratisur jashtë vendit, me shumë mundësi drejt Shqipërisë, me një traget.