E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia merr Presidencen e KiE

E diel 20 Maj 2012 1328 Keshilli i EvropesNe 24 Maj Shqiperia merr Presidencen e radhes se Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes duke shenuar keshtu nje ngjarje historike per vendin. Presidenca e pare vjen pas 17 vitesh anetaresimi dhe perkon me vitin jubilar te 100-vjetorit te Pavaresise. Ne krye te organizates me 57 shtete ne 6 muajt e ardhshem do te jete ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Pak ore perpara dorezimit te mandatit nga Britania e madhe gjithcka duket gati madje edhe logoja qe do te shoqeroje moton e Presidences shqiptare. Por 24 maji eshte edhe nje limit kohor per Shqiperine i lene nga Brukseli zyrtar per te permbyllur reformat kryesore. Megjithe ngercin ne te cilin gjenden marredheniet mes shumices e opozites numri 2 i qeverise beson ende tek permbushja e ketij detyrimi. Ndersa ne rolin e perfaqesuesit me te larte te LSI ne ekzekutiv zoti Haxhinasto shuan cdo shprese te opozitareve per rrezim te qeverise edhe ne rast te divergjencave per ceshtjen e presidentit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›