E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi i Geddafit do të gjykohet

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi deklaroi se është i vendosur për të proceduar vrasësin e Muammar Geddafit.

“Përgjegjësi për vrasjen e Muammar Geddafit, cilido qoftë do të gjykohet dhe do të ketë një proces të drejtë”, u shpreh zëvendëspresidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdel Hafiz Ghogha.

Ish-diktatori libian, u vra më 20 tetor në Sirte, në vendlindjen e tij në rrethana jo shumë të qarta, pasi u kap i gjallë nga rebelët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›