E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e kryesisë, votohet statuti dhe programi i ri politik

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste , e cila u mblodh për herë të parë që pas zgjedhjeve të 8 majit. Takimi i paraprin Asamblesë së Përgjithshme dhe Kongresit të 5 nëntorit.

Në takimin që u  zhvillua me dyer të mbyllura është miratuar me vota unanime ndryshimet në statut dhe programi ri politik i partisë, të cilët do të prezantohen më pas në Kongres.

Ashtu siç ishte parashikuar ka munguar në këtë takim deputeti Arben Malaj si rezultat i impenjimeve të tij. Kësaj mungese i janë bashkangjitur dhe dy mungesa të tjera në radhët e anëtarëve.

 Burime të sigurta në radhët e PS bëjnë të ditur se do të ketë dhe një tjetër takim përpara se të mbahet Kongresi i cili pritet të mbahet nga mesi i javës së ardhshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›