Vrasësi i Librazhdit, pranga krushkës
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Një ditë pas dëshmisë tronditëse në gjyq të serial killerit të Librazhdit, Haki Miska është arrestuar edhe krushka e tij, 51-vjeçarja, Lefterie Alla. Policia ka mundur të bëjë arrestimin, pasi kjo e fundit akuzohet të ketë ndihmuar, Miskën duke e fshehur në shtëpi, por e ka ndihmuar atë me ushqim dhe me veshje, gjatë ditëve të arratisë.
Policia e Elbasanit ka konsideruar Allën si bashkëpunëtore të vrasësit serial Haki Miska.
Akuzat
Lefterie Alla u vendos në pranga nga policia pas informacioneve se kishte mbajtur të fshehur për rreth 10 ditë në banesën e saj në Prevall të Lunikut në Librazhd, 50-vjeçarin Haki Miska, i cili që nga 4 shkurti i këtij viti kërkohej nga policia për vrasjen e nënës së tij dhe plagosjes së të bijës, si dhe dyshimet e lindura për vrasje të mëparshme në seri. Burime nga policia e Elbasanit informojnë se Lefteri Alla 51 vjeçe e ka ndihmuar, kur ai kërkohej nga policia për vrasje.
Pista e dytë
Policia ka hedhur dhe një pistë të dytë, atë të bashkëpunimit në krim, me vrasësin serial, Haki Miska, të akuzuar deri tani për katër vrasje. Policia konfirmon se Lefteri Alla dyshohet dhe po hetohet nëse ka pasur lidhje dhe ka qenë ba shkëpunëtore në krimet e mëparshme të kryera nga Haki Miska. Vetëm dy ditë më parë, u gjetën pas rrëfimit të 50-vjeçarit eshtrat e së shoqes së tij, Mimoza Miska e vrarë nga ai në vitin 1994. Lefteri Alla, mësohet se ka bashkëpunuar me Haki Miskën në vrasjen e gruas së tij në vitin 1994, si dhe në vrasjet e njerkut Gani Fejzulla Bruku në korrik 1995 dhe mësuesit të fshatit Qamil Din Luka, në gusht të vitit 1995, dhe ajo e fundit në shkurt 2010 të 70-vjeçares Dije Miska. I njohur si monstra i Librazhdit, Haki Miska po mbahet në ambientet e paraburgimit në Elbasan në pritje të dënimit maksimal për vrasjen e 4 personave, fshehjen dhe deklarimit si të humbur të tre prej tyre dhe tentativës për vrasjen e së bijës Besiana Miska. Alla do të përgjigjet përpara drejtësisë për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.
Dëshmia
I akuzuari për katër vrasje në Librazhd ka rrëfyer një ditë më parë, me gjakftohtësinë më të madhe për të katër vrasjet që ka kryer përgjatë 16 viteve, madje ai ka treguar dhe si i ka fshehur krimet që ka bërë. Me gojën e tij, Haki Miska ka pohuar para togave të zeza, se gruan e ka vrarë për çështje nderi, e që prej asaj dite gjithçka do të rrokullisej në jetën e tij për të marrë të tjera jetë njerëzish. Miska u ka thënë gjykatësve të Elbasanit se gruan e kishte groposur në një parcelë afër shtëpisë, në tokën e tij, ndërsa një vit më vonë kishte vrarë edhe njerkun dhe një mësues të fshatit. Ky i fundit, sipas Miskës e vinte në lojë, pasi e dinte për tradhtinë e së shoqes. Ndërsa, grindja e fundit me të ëmën ka qenë fatale për këtë të fundit, e cila është vrarë dhe ajo me sëpatë nga i biri.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010