E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi Arrestohen shqiptarët, plagosën dy policët grekë

Autori i Lajmit: Redaksia

Dy oficerë policie të plagosur dhe një kalimtar i lënduar rëndë ishte rezultati i shkëmbimit të zjarrit mes forcave të rendit dhe dy shqiptarëve të martën pasdite në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në qarkun Vyronas të Athinës. Një ditë më parë në orët e mbrëmjes dy policë shohin një makinë të dyshimtë e cila po vinte rrotull një institucioni shtetëror (eforia) dhe e ndaluan për kontroll. Pa u afruar mirë policia, dy personat që gjendeshin në makinën e dyshimtë nxorën pistoletat dhe kapën njërin nga policët duke i vendosur armën në kokë. Polici tjetër u fsheh prapa makinës me armën gati për të qëlluar, mirëpo dy kriminelët e kërcënuan duke i thënë se nëse nuk dorëzohej do i vrisnin kolegun. Atëherë ai mori vendimin të dorëzohet në duart e dy personave të rrezikshëm. Pasi gjunjëzuan dy policët, u morën jelekët antiplumb dhe pistoletat, më pas i lidhën dhe i futën në sediljen e pasme të makinës së shërbimit. Jelekët antiplumb u gjetën disa metra më poshtë. Disa minuta më vonë, dy policë me motoçikleta vunë re makinën e dyshuar dhe i dhanë sinjal për të qëndruar, mirëpo njëri nga kriminelët qëlloi ndaj uniformave blu. Një ditë më vonë, policia shkoi në Vyrona për të arrestuar dy të dyshuar për vrasje dhe grabitje. Policia po i priste jashtë banesës së tyre. Kriminelët e panë policinë dhe u futën në një furrë buke. Aty mbajtën peng punonjësit. Forca të tjera të policisë shkuan në vend dhe kërkuan që këta të dorëzohen. Dy shqiptarët hodhën drejt policëve pesë bomba nga të cilat plasën katër dhe plagosën, një polic dhe një qytetar. Të dy u shoqëruan për në spital mirëpo qytetari 25 vjeçar hidraulik vdiq gjatë rrugës. 25-vjeçari fatkeq, emigrant, hidraulik, i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël kishte shkuar me pronari në një banesë aty afër për të lënë disa materiale. Dy kriminelët u arrestuan dhe u identifikua kombësia e tyre e cila ishte shqiptare. Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë e cila ishte e policit që ia morën mbrëmjen e kaluar. Në ngjarjen e ditës së sotme u gjetën shenjat e gishtave të dy shqiptarëve në makinën me të cilën u larguan mbrëmjen e kaluar pasi çarmatosën policët.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›