E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i dytë i kryekomisar Tahirit, policia vijon kërkimet për 18 vjeçarin

Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja mafioze e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiri, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit tjetër të dyshuar të këtij krimi. Uniformat blu po vazhdojnë kërkimet intensive për kapjen dhe arrestimin e 17 vjecarit Ledio Krasnaj, nipin e Ilir Xhakjas, ku ky i fundit zgjodhi të vetëdorëzohet në komisariatin e policisë pak orë pasi kishte krimin në zonën e Sukthit në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, forca të shumta të policisë së Durrësit në bashkëpunim me forcat speciale kanë ngritur patrulla të shumta, si dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në banesa, sidomos tek të afërmit e të dyshuarit.

Po ashtu, lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici edhe disa persona, pasi dyshohet të kenë lidhje me ekzekutimin e kryekomisarit Adem Tahiri, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba në trup pasditen e së enjtes në fshatin Katund Sukth në Durrës. Tahiri i shoqëruar edhe me dy punonjës të tjerë të policisë në një pikë kontrolli ishte në krye të një operacioni për armëmbajtje pa leje. Fillimisht ata kanë ndaluar 17 vjecarin Ledio Krasnaj, pasi janë pikasur mangësi në dokumenatacionin e automjetit që ai po drejtonte, tip Opel me xhama të zinj dhe vetëm me një targë.

Në debatin mes tyre, ka ndërhyrë edhe 38 vjecari Ilir Xhakja, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës tip pistoletë, i cili ka qëlluar 5 herë mbi trupin e komisar Tahirit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Për pasojë është plagosur në këmbë edhe një kalimtare e cila ndodhej aty pranë, 67-vjeçarja Eleni Ndoka. Ilir Xhakja, nuk është një person i panjohur për forcat blu, pasi ishte arrestuar dhe burgosur disa herë për vrasje dhe vepra të tjera penale, ndërsa nipi i tij 17 vjec është shpallur në kërkim nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›