Rivlerësohet masa ndaj Nazime Vishës, gjykata lë në burg 18 vjeçaren

Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masën e arrestit për Nazime Vishen, të akuzuar për vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça. Me këtë rivlerësim të masës së sotme të sigurisë gjykata lë në burg pa afat 18 vjecaren. Ndërkaq gjatë séances gjyqësore nga Prokuroret është kërkuar masa e arrestit me burg për të pandehurën Visha, ndërsa rivlerësimi ishte kërkuar nga avokatët mbrojtës të 18 vjecares.
Në seancën gjyqësore të 16 gushtit Gjykata e Tiranes kishte caktuar masën e arrestit me burg për 30 dite Nazime Vishen, vajzën 18 vjeçare e cila ekzekutoi me automatik Fiqiri Muçen, me te cilin kishte lidhje intime, për ti dhënë kohe prokurorisë te provoje krimin ose te te sjelle prova te reja qe rendojnë te akuzuarën.
Nazime Visha akuzohet për vrasjen e Fiqiri Mucës me 13 gusht të këtij viti në Krrabë të Tiranës, ku ka zbrazur mbi viktimën pesë plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, e dyshuara lajmëroi policinë dhe rrëfeu gjithçka dinte për viktimën dhe historinë e saj tragjike që përfundoi në vrasje. 18-vjeçarja Nazime Visha thotë se motivi i vrasjes së Fiqiri Muçës ishte ndarja nga i fejuari, për të cilën ajo bën përgjegjës viktimën. Sipas saj, Muça përveçse e ka përdhunuar në moshë të mitur, ka tentuar ta trafikojë në Kosovë duke e mbajtur peng për 10 ditë në pyjet e Burrelit.