Gjirokastër, humb jetën në aksident efektivi i policisë
Një efektiv i policisë kufitare ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur makina në të cilën udhëtonte 51-vjeçari Miho Mihali, në aksin Krinë-Asim Zeneli, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u aksidentuar.
Efektivi i policisë, i cili mendohet se në atë orë ishte duke u kthyer nga shërbimi, ka marrë plagë të rënda si rrjedhojë e përplasjes së fortë dhe ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
15 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, humb jetën në aksident efektivi i policisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip