Vrasësi i ish-kryeministrit serb i dorëzohet Beogradit
Kroacia ka ekstraduar tek autoritetet në Serbi, serbin Sretko Kaliniqc, i dënuar në mungesë nga drejtësia serbe me 30 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran gjingjiq . Ai u soll nga Kroacia në Beograd me një avion të posaçëm të qeverisë serbe. Pjesëtari i shumëkërkuar i klanit famëkeq të Zemunit nga burgu kroat është vendosur në një burg të sigurisë së lartë. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciç, ka pranuar se operacioni i dorëzimit ishte kryer në fshehtësi të plotë për shkak të frikës së zbulimit të planit. Kalinic krahas dënimit për vrasjen e ish-kryeministrit Djindjiç, është dënuar edhe me 40 vjet burgim për pjesëmarrje në një numër vrasjesh, rrëmbimesh dhe në dy akte të cilësuara si terroriste.
Kalinic ka nënshtetësi serbe dhe kroate. Të martën në Zagreb ai u dënua me një vit e gjysmë burgim për shkak të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Serbia kërkoi dorëzimin e tij menjëherë pas arrestimit Zagreb, në muajin qershor, pasi ishte qëlluar nga Milos Simovic, një i dënuar tjetër për vrasjen e kryeministrit Djindjic, më 12 mars të vitit 2003.