E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Rezoluta e Serbisë nuk do të kalojë

Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni tha se Kosova do të sfidojë Serbinë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuare. Ai e vlerësoi rezolutën serbe për negociata në mes Kosovës dhe Serbisë si thirrje për destabilitet.

Ministri Hyseni tha se rezoluta serbe nuk do të kalojë pasi Kosova ka marrë zotimet e shumë shteteve për mbështetje. Sipas shefit të diplomacisë kosovare, Serbia e ka edhe një shans që ta tërheqë rezolutën e saj para se të shkojë për diskutim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se pas fitores historike të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Kosova do të ketë sukses edhe në OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›