Pakistan, 800 mijë persona të izoluar nga përmbytjet
Rreth 800 000 mijë persona janë izoluar në Pakistan si pasojë e përmbytjeve, dhe tek ta mund të shkohet vetëm nëpërmjet transportit ajror. Lajmi është bërë i ditur nga OKB nëpërmjet një deklarate e cila gjithashtu përcjell edhe një mesazh për komunitetin ndërkombëtar. Në këtë apel kërkohet ndihma me të paktën 40 helikopterë më shumë se ata që janë aktualisht në gjendje pune për të shpërndarë ndihmat ushqimore dhe të tjera. Pjesa më e madhe e të bllokuarve janë në zonat malore ne veriperëndim dhe që u prekën nga vala e parë e përmbytjeve rreth një muaj më parë dhe ku rrugët e komunikimit janë të bllokuara nga rrëshiqjtet e tokës dhe nga shembja e urëve. Kombet e Bashkuara thanë se 800 mijë njerëz në Pakistan janë të izoluar dhe pa qasje në rrugë apo zona ku mund të marrin ndihmat e nevojshme, ndaj nevojitet ndihmë më e madhe e ndërkombëtarëve. Më herët Kryeministri pakistanez theksoi shqetësimin e qeverisë për rrezikun e përhapjes së epidemive si pasojë e ndotjes së ujit.