Vrasësit e Enver Zymberit fshihen në serbi!

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, është pyetur sot se deri ku kanë arritur hetimet për vrasjen e Enver Zymberi dhe Selver Haradinajt
Rexhepi ka deklaruar se 6 të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit janë duke u fshehur në Serbi dhe se kapja e tyre është e pamundur pasi që këto dy shtete nuk kanë bashkëpunim.
Ai ka shtuar se është identifikuar edhe personi i shtatë i dyshuar si i përfshirë në këtë vrasje dhe është kërkuar që edhe ai të përfshihet në listën e INTERPOL-it./Indeksonline/