Vrasësit high-tech, agjentët e Obamës stërvitin britanikët

Obama dhe njësia elitë e truprojave
Agjentët elitë të shërbimeve sekrete amerikane po trajnojnë truprojat e britanikes Scotland Yard, për të mbrojtur personalitetet VIP nga një gjeneratë e re vrasësish high-tech. Anëtarë të njësisë personale të truprojave të Presidentit Obama kanë shkuar në Londër për të ndihmuar në luftën kundër kërcënimeve të sofistikuara teknologjike ndaj personave me rëndësi. Krerët e policisë janë të shqetësuar se hakerat e kompjuterëve mund të përdorin aftësitë e tyre për tu infiltruar në sigurimin, që ka të bëjë me Jubileun e Diamantë të mbretëreshës dhe Lojërat Olimpike. Ata mendojnë se terroristë me prirje teknologjie të inspiruar nga Al Kaeda mund të hyjnë në sistemet kompjuterike dhe të kontrollojnë ndërtesat e sigurisë, alarmet e zjarreve, ashensorët dhe dyert. Skenari i frikshëm është një sulm i sofistikuar elektronik, i cili do ti çojë viktimat drejt një bombe apo njerëzish të armatosur. Ose sulmuesit mund të shkëpusin personalitetet VIP nga truprojat e tyre apo policia, për shembull duke marrë nën kontroll ashensorët. Policia po studion disa raste në SHBA ku VIP-at janë bllokuar në ashensorë nga ndërhyrësit në sistemet e sigurisë. Shumë rrjete kamerash CCTV, sisteme dyersh, ashensorësh, njëkohësisht ajri kondicionimi dhe alarmet e zjarreve, mund të kontrollohen nga larg nëpërmjet internetit.