E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj ngushëllon homologun francez

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Francës, Alain Juppe, me rastin e vdekjes së katër personave në sulmin kriminal të kryer në Kolegjin e Toulousit në Francë.

Në telegram, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ka dënuar këtë krim të rëndë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta Ministrit Juppe, dhe duke theksuar indinjatën dhe tronditjen e thellë të opinionit kosovar, të shkaktuar nga ky akt kriminal.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, po ashtu, ka shprehur solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin francez, në këto ditë të rënda.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›