Vrasin 44-vjeçarin, babë e bir në pranga

Policia e këtij rrethi ka vënë në pranga babë e birë nën akuzën e vrasjes me thikë në banesën e tij të shtetasit Mondi Telhai, 44 vjeç. Të arrestuarit janë Françesko e Nektario Cuka, përkatësisht 50 e 27 vjeç.
Menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë në banesën e tij mëngjesin e sotëm, policia e Korçës filloi hetimet.
Besohet se 44-vjeçari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Cuka ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash.
Kjo ka mjaftuar që në darkë pronari i lokalit së bashku me të birin t’i drejtohen banesës së 44- vjetarit, ku edhe e kanë vrarë me armë të ftohta./Start/
2012-06-20 09:02