E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton vlereson kursin diplomatik te ish ministrit te Jashtem Ilir Meta

08-10-2010 / Gazeta 55

Ju demonstruat lidership rajonal


Sekretarja Amerikane e Shtetit znj. Hillary Clinton i ka derguar nje leter zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Ilir Meta. Me ane te kesaj letre znj. Clinton shpreh vleresimin e saj per bashkepunimin me z. Ilir Meta si Minister i Puneve te Jashtme dhe thekson se ka qene e nderuar qe ka punuar me z. Meta per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjithashtu Sekretarja Amerikane e Shtetit shpreh besimin se do te bashkepunoje serish ngushte me z. Ilir Meta si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne letren e saj derguar zv/kryeministrit dhe ministrit te METE Sekretarja Amerikane e Shtetit znj. Clinton pergezon z. Meta per arritjet si Minister i Jashtem dhe shpreh vleresimin per punen qe ai ka bere per te demonstruar nje lidership rajonal. Une dua tju pergezoj per arritjet tuaja si Minister i Jashtem dhe te vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal sikurse eshte avancimi i kauzes se nje Kosove te pavarur paqesore dhe demokratike shprehet znj. Hillary Clinton. Ne fund te letres se saj Sekretarja Amerikane e Shtetit i uron zv/kryeministrit z. Ilir Meta mbaresi ne pozicionin si Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Letra e plote e Sekretares Amerikane te Shtetit znj. Hillary Clinton I dashur z. Minister Ju falenderoj per letren tuaj me rastin e perfundimit te detyres se Ministrit te Jashtem. Kam qene e nderuar qe kam punuar me ju per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Pas marrjes se pergjegjesive te reja ne sherbim te popullit shqiptar ne besojme se do te kemi fatin e mire te punojme perseri ngushte me ju si Minister i Ekonomise. Une dua tju pergezoj per arritjet tuaja si Minister i Jashtem dhe te vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal sikurse eshte avancimi i kauzes se nje Kosove te pavarur paqesore dhe demokratike. Une ju uroj mbaresi ne pozicionin tuaj si Minister i Ekonomise dhe per perpjekjet tuaja te ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›