E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne Lezhe endacaku pedofil

TIRANE-Kapet ne Lezhe endacaku shetites i akuzuar per perdhunimin e nje te mituri handikapat ne Tirane. Sherif Kovaci 44 vjec eshte ndaluar mbremjen e se enjtes pas informacioneve te siguruara nga skuadra e kerkimit ne Kukes. Ne fakt Kukesi ishte vendlindja e Kovacit dhe kjo ishte arsyeja qe oficeret e komisariatit numer 2 te policise se Tiranes kishin kerkuar ndihmen e tyre ne arrestimin e pedofilit. Sipas nje njoftimi te policise se Tiranes Kovaci ishte shpallur person ne kerkim per shkak te denimit ne mungese me 6 vjet burg per akuzen e kryerjes se marredhenieve seksuale me homoseksuale dhe me persona te pazote per tu mbrojtur. Ngjarja e rende ka ndodhur prane kryqezimit te 21-dhjetorit ku Kovaci nje endacak shetites ka takuar nje te mitur qe sipas burimeve eshte gjithashtu endacak. 44-vjecari e ka joshur te miturin dhe ka perfituar dhe abuzuar seksualisht me te.
Kovaci ka mundur te shmange arrestimin e policise duke shetitur sa ne nje qytet ne tjetrin. Por tani 44-vjecari eshte siguruar ne ambientet e izolimit te drejtorise se policise se Tiranes dhe pritej sot ti komunikohej ne gjykate denimi. Te njejtat burime thane se pas kesaj procedure i takon drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve te caktoje vendin ku Kovaci do te shlyej denimin e drejtesise.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›