E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 17-vjecarit Prenga Gjykata burg pa afat per tre te arrestuarit

Gjykata e Tiranës cakton masën e arrestit burg pa afat për tre të arrestuarit e policisë për vrasjen e 17-vjeçarit Gjergji Prenga.

Skërdilajd Hyka, 17 vjeç dhe Beshar Seçi e Jetmir Katana nga 18 vjeç, akuzohen se mbrëmjen e të enjtes në 28 mars kanë goditur për vdekje me mjete të forta Prenga

Ngjarja ndodhi në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, kur të arrestuarit së bashku me O.Vaçioskin dhe A.Ndocajn të cilët sipas policisë janë në kërkim, kishin shkuar për të rrahur Roland Rokon, shok i Prengës.

Ky i fundit kishte shkuar për të ndihmuar shokun dhe shuar grindjen, por gjatë përleshjes me lopata dhe leva ka marrë plagët vdekjeprurëse.

Roko, mori plagë të rënda nga goditjet por falë kujdesit të mjekëve e tejkaloi rrezikun e vdekjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›