Durres - Sarande burg pa afat per dy pedofilet
Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë arrest me burg për 31 vjecarin Fisnik Kuka i akuzuar për veprime të turpshme me një 12 vjeçare nga Durrësi.
Organi i akuzës ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme dhe dëshmi që tregon se 31 vjeçari ka ngacmuar seksualisht të miturën. Ndërkohë që veprimi është pranuar dhe nga vetë i pandehuri i cili i penduar e ka justifikuar me faktin që ka qenë në gjendje të dehur. Por gjithsesi kjo pendesë nuk e ka bindur përfaqësuesin e gjykatës, i cili ka kërkuar mbajtjen e tij në burg. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e 27 marsit pas denoncimit të prindërve të vajzës.
Arrest me burg ka dhënë edhe gjykata e Sarandës për 47 vjeçarin Panajot Anagnosti pasi në 20 tetor të vitit të kaluar akuzohet se ka abuzuar seksualisht më vajzën e gruas më të cilën bashkëjetonte.