E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, shpallet në kërkim ndërkombëtar bashkëjetuesi i saj

Policia e Tiranës po bënë gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Ndërkohë 49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin dhe autoritetet greke pritet të njoftojnë policinë tonë nëse figuron në Greqi, apo ka lëvizur në vend tjetër, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Bëhet me dije se ata rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Dyshohet se krimi ka ndodhur disa ditë më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›