Vrasja e 27-vjecarit, Gjykata e Durrësit arrest me burg Taulant Gjinit
DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për 22-vjecarin Taulant Gjini i arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e 27-vjecarit Refik Lila.
Prokurori i cështjes Drini Pali ka paraqitur provat dhe procesverbalet e grumbulluara. “Brenda një çante të zezë, në datë 24 prill janë gjetur një xhup,kapele, syze dhe kartë telefoni brenda në xhepin e xhupit. Nga verifikimi i tabulateve të kartës së telefonit ka rezultuar se numri i përkiste Hysen Gjinit. Nga verifikimi i kryer u konstatua se këto sende i përkasin 22 vjecarit,Gjini i cili e ka pranuar para grupit hetimor vrasjen e 27 vjecarit Refik Lila” tha prokurori Drini Pali.
Për këtë arsye kërkojmë arrest me burg, tha organi i akuzës.
Avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës, të shpallen të pavlefshme provat e grumbulluara, si dhe deklarata e dhënë në polici nga klienti i tij me pretendimin e 22-vjecari është pyetur pa praninë e avokatit mbrojtës. “Klienti im është i sëmurë mendor dhe për këtë ka rreth dy vjet që merr mjekim”, tha mbrojtësi. Gjykatësja Shpëtime Pitaku në fund të seancës vendosi masën e arrestit me burg për Gjinin, me akuzën e vrasjes me dashje e paramendim.
Organi i akuzës i përfaqësuar nga Drini Pali për asnjë moment nuk e ka implikuar të arrestuarin e parë 27-vjecarin Ardit Hyska në vrasje, gjatë paraqitjes së provave në gjykatë. Pas vrasjes është arrestuar 27 vjecari Ardit Hyska i cili u akuzua për këtë vrasje, ndërsa pas arrestimit të 22 vjecarit të afërmit e tij kanë ndërmarrë hapa ligjorë duke ju drejtuar gjykatës për lirimin e Hyskës, i cili prej një muaj gjendet në dhomat e paraburgimit me akuzën e vrasjes me dashje e paramendim.
(m.a/k.haxhiaj/BalkanWeb)