E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Keqardhje për hapjen e gjyqit për 7 drejtuesit e UÇK-së

TIRANE- PDIU nëpërmjet një deklarate shpreh keqardhjen hapjen e gjyqit për shtatë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sic theksohet në deklaratë "bashkë mekalvarët e zgjatur të proceseve gjyqësore të komandantëve Limaj dhe Haradinaj, janë bërë subjekt i një fushate që synon denigrimin e luftës së drejtë të shqiptarëve për liri e barazi".

"PDIU e gjykon si aplikim të standardeve të dyfishta faktin që rihpen gjyqe ndaj luftëtarëve shqiptarë të cilët kanë kaluar tashmë procese e hetime të panumërta; ndërkohë që asnjë ushtarak apo paramilitar serb që ka kryer krime para, gjate dhe pas luftës në Kosovë nuk është dënuar; ndërkohë që veriu i Kosovës është lënë jashtë sundimit të ligjit dhe në dorë të trafiqeve dhe krimit dhe ndërkohë që ka ende rreth 2000 civilë shqiptarë të zhdukur. Prandaj PDIU i sheh këtoprocese gjyqësore si një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike duke vendosur një shenjë barazimi mes xhelatëve serb dhe viktimave shqiptare", thekson PDIU.

PDIU me tej, i bën thirrje EULEX-it që të mos bëhet pjesë e përpjekjeve revizioniste albanofobe si dhe i drejtohet gjithashtu qeverisë sëKosovës dhe partive të opozitës për të rishqyrtuar rolin dhe mandatin e EULEX-it në kushtet kur po vërehet aplikimi i standardeve të dyfishta dhe në kushtet kur ka dështuar të vendosë sundimin e ligjitnë veri të vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›