E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbëve që punojnënë Kosovë u hiqenpagat e dyfishta

BEOGRAD- 45 mijë serbë të punësuar nga institucione të ndryshme në Kosovë, të financuara nga qeveria e Serbisë e të njohura si struktura paralele, nuk do të marrin më paga të dyfishta. Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në Serbi, duke vlerësuar se vendimi i qeverisë serbe i vitit 2003 që serbët në Kosovë të marrin paga të dyfishta, është antikushtetues.

Arsimtarë, profesorë, mjekë , gjykatës, nënëpunës, të gjithë ata që marrin rrogë nga buxheti shtetëror i Serbisë për punën e tyre në Kosovë , nuk do të marrin më të ashtuquajturën “shtesa e Kosovës”.

Sipas mediave serbe, disa ministri kanë filluar zbatimin e këtij vendimi ndërsa të tjera do ta fillojnë që nga shtatori. Për 5 vite me rradhë cdo serb i punësuar në Kosovë ka marrë cdo muaj 2 paga ndërsa nga viti 2008 nga një pagë e gjysmë.

Lajmi nga Beogradi ka shqetësuar serbët e Kosovës. Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Gracanicë, Rada Drajkovic thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ndikojë tek intelekutualët serbë që të largohen nga Kosova ndërsa serbët e tjerë do ti ekspozohen asimilimit.
Ajo theksoi se Serbia duhet të sillet ashtu si Izraeli në Gaza i cili u jep qytetarëve të tij 3 rroga në muaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›