E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë pas një konflikti të çastit, zbardhet dëshmia e autorit

Autori i dyshuar i vrasjes së 49-vjeçarit K. C në Tiranë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 50-vjeçarit.

Në dëshminë e tij, autori i dyshuar, personi me inicialet T.N., ka deklaruar se ndodhej në të njëjtin lokal me 49-vjeçarin, por në tavolina të ndryshme. Sipas tij, gjithçka nisi pas një debati të çastit. Fillimisht, të dy janë konfliktuar me fjalë, ndërsa më pas autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal, ku ka goditur disa herë 49-vjeçarin.

Në momentin e konfliktit, viktima ndodhej në tavolinë me një mikun e tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, ai nuk ka qenë i qëndrueshëm në dëshminë e tij, ndërsa ka pretenduar se ishte bullizuar shpesh.

Hetuesit po verifikojnë dëshminë e autorit dhe dinamikën e plotë të konfliktit, për të përcaktuar motivin dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 49-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›