E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e 56-vjeçarit nga e bija në Frashër, në pranga dhe shoku i saj. Bashkëpunoi në mbytjen me tel

Hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit në fshatin Frashër të Fierit, kanë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku e bija e viktimës, Emanilda Rama, bashkë me nënën e saj, V. R., dhe një person të tretë, kanë qenë të përfshirë në krim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 korrik, kur 26-vjeçarja ka mbytur babanë e saj me tel dhe e ka qëlluar me sende të forta dhe mjete prerëse. Pas vrasjes, ata kanë tentuar të fshehin krimin duke pastruar trupin e viktimës dhe duke manipuluar provat për ta inskenuar ngjarjen si aksidentale.

Hetimet e thelluara kanë zbuluar se vrasja nuk ka qenë një akt i izoluar. Emanilda Rama ka bashkëpunuar me nënën e saj dhe me Çlirim Doganin, një shtetas 55-vjeçar nga Arapaj, Roskovec, për të realizuar këtë krim. Pas dëshmisë së Emanildës, e cila e raportoi ngjarjen si një aksident më 23 korrik, hetuesit zbuluan të vërtetën e krimit.

Me qëllim që të shmangin zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ata kanë tentuar të manipulojnë hetimet dhe të përhapin një version të rremë të ngjarjes.

Edhe pse ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e të gjitha detajeve të kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të zbardhur motivet e plota që çuan në këtë vrasje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›