E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 8-vjecarit pranga dy personave

Kapen dy persona që dyshohen si autorë të vrasjes së një 8-vjeçari në banesën e tij gjatë një tentative grabitjeje.

Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën mendohet të jetë qëlluar i mituri Jurgen Lukaj.

Femija, babai i tij dhe i vellai ishin duke fjetur ne veranden e shtepise se tyre ne lagjen "24 Maji", kur dy persona me arme dhe maske tentuan te hyjne ne banese. Babai i femijes tregoi se si ndodhi ngjarja e rende.

"Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethues të banesës. Në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t'i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjec, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë", tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë.

Familjaret thone se kane patur asnjë konflikt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›