50 vjet The Rolling Stones
Pesëdhjetë vjet më parë një grup i ri anglez mbajti koncertin e parë si “The Rolling Stones”, në një performancë në klubin London's Marquee për një publik prej 100 njerëzish. Ishte data 12 korrik i vitit 1962-ës.
Askush nuk mund të imagjinonte që disa muzikantë te panjohur do të bëheshin përforcuesit më të suksesshëm komercialë dhe të vlerësuar lart nga kritika në historinë e pop muzikës, si dhe një forcë që do të ndryshonte kulturën popullore. Vlerësohet se ata kanë shitur në tërë botën më shumë se 200 milionë albume.
Grupi i vuri emrin vetes sipas këngës së vitit 1948 të Muddy Waters, babait të bluzit modern të Çikagos.
Që nga fillimi, The Rolling Stones përzien muzikën e elektifikuar urbane bluz me artistët e zinj si Muddy Waters, Bo Diddley, Willie Dixon dhe Jimmy Reed.
Në një kuptim më të gjerë, The Rolling Stones ndihmuan nxitjen e një rilindjeje muzikore që rriti profilin e bluzit urban—duke ia shfaqur botës rrënjët e një zhanri amerikan, që ishte i panjohur në atë kohë nga shumica e adoleshentëve të bardhë amerikanë. Fillimisht të promovuar si reagimi jugor i Anglisë ndaj The Beatles, The Rolling Stones arritën famë ndërkombëtare gjatë invazionit të muzikës britanike pop në vitet e ’60-ta.
Por, rivaliteti me “The Beatles” ka qenë një lojë marketingu, pasi muzikantët ishin miq personalë.
Ka qenë vokalisti rebel, Mick Jagger dhe kitarisi Keith Richards që e çuan grupin drejt suksesit më i madh komercial me këngët si "(I Can't Get No) Satisfaction," "Jumping Jack Flash," "Sympathy For The Devil," dhe "Gimme Shelter."
Kur “Rolling Stones” hynë në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1989, organizata tha se "kritika dhe konsensusi popullor ua ka akorduar atyre titullin e grupi më te madh botëror i Rock and Roll-it”.
Popullariteti i grupit ka kapërcyer modelet muzikore për dekada me radhë - nga psikodelia e vitit 1960, pastaj disko, punki dhe roku i viteve 1970 dhe 1980-ta.
Kritikët muzikore mbijetesën e grupit gjatë dekadave ia atribuojnë rrënjëve në bluzin tradicional dhe muzikën soul.
Të premten, pjesëtarët e grupit Jagger, Richards, Wood, dhe Watts mblidhen në qytetin, ku ka nisur aventura muzikore, në Londër, ku do te marrin pjesë në një ekspozitë fotografish që shënojnë 50 vitet e “Rolling Stones”.