Butrint, përurohet sistemi elektornik i biletave

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit AADF organizojnë sot në Parkun Kombëtar të Butrintit ceremoninë e përurimit të sistemit elektronik të biletave. Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri I Kultutës Aldo Bumçi dhe Ambasadori i SHBA-së, Alexandër Arvizu.
Sistemi elektronik i biletave është realizuar me mbështetjen financiare të MTKRS dhe AADF. Parku Kombëtar i Butrintit është parku më i rëndësishëm në vend që po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e vizitorëve, vecanërisht atyre të huaj.
Ofrimi i AADF-se si një aktor shumë i rëndësishëm në ndihmë të përmirësimit të menaxhimit të Parkut të Butrintit, procesi i hartimit të planit të menaxhimit mjedisor të Butrintit, udhëzimi i përbashkët MTKRS-Ministri e Financave për përdorimin e të ardhurave të Parkut të Butrintit nga vetë Parku, janë disa nga treguesit e një procesi që tashmë ka nisur për kthimin e Butrintit në një sit arkeologjik dhe qendër turistike ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.