E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Ambasadorit të SHBA-së, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona të dyshuar për vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi Christopher Stevens, janë arrestuar në aeroportin “Kemal Ataturk” të Stambollit. Mediat turke raportuan se të arrestuarit janë shtetas të Tunizisë dhe kishin tentuar të hynin në Turqi me pasaporta të falsifikuara. Ndërkaq, një ekip i agjentëve të FBI-së kaloi 24 orë në Bengazi, ku hetoi sulmin e muajit të kaluar kundër konsullatës amerikane.

Prej javësh agjentët prisnin qasje në vendin e krimit ku u vra ambasadori amerikan dhe tre zyrtarë të konsullatës. Sipas zëdhënëses së FBI-së Katy Write, agjentët vizituan të gjitha lokacionet përkatëse në Bengazi, por nuk pranoi të thotë nëse ata kanë zbuluar diçka. Edhe agjencia ruse e lajmeve `Gollos Rusia`, e cila i referohet agjencive turke për këtë njoftim, të dyshuarit u gjetën me pasaporta të rreme gjatë përpjekjes së tyre për të hyrë në Turqi.

Agjencia vëren se, ndërkohë, shërbimet e zbulimit amerikan po përgatisin planin e operacionit të eliminimit të militantëve përgjegjës për sulmin ndaj misionit diplomatik amerikan në qytetin e Libisë, Bengazi. Më 12 shatator në Bengazi, pas një sulmi të organizuar prej militantëshn islamikë në Konsullatën Amerikane, mbeti i vrarë ambasadori amerikan, John Christopher Stevens dhe dy marinsa amerikanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›