E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjen dy banesa në Llakatund të Vlorës, pas sherrit në familje ish-dhëndri i vë flakën shtëpisë së ish-gruas

Dy banesa u dogjën mesnatën e shkuar në Llakatud të Vlorës. Zjarri dyshohet se ishte i qëllimshëm, por fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa anëtarët e dy familjeve kanë shpëtuar pa lëndime të rënda.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se, shkak për vendosjen e zjarrit janë bërë sherret mes familjarëve, ku  ish-dhëndri i familjes së Luftie Fanaj, Haki Bajrami nga Kosova, dyshohet se pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj, ka djegur me benzinë shtëpinë e ish-gruas.

Ka dyshime se, ish-dhëndri kërcënonte ish-gruan, sepse kishte ikur me djalin, e madje pak para se të digjte shtëpinë e tyre, i ka mbyllur brenda, i ndihmuar edhe nga shoku i tij, dhe u ka thënë se do t’i përvëlojë.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e fqinjit, Petrit Izetit.

Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që kishin brenda.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›